LAJMI I FUNDIT
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt/ PS: Nuk do bëhemi mburojë…
Në mbledhjen e grupit është diskutuar edhe kërkesa e SPAK për arrestimin e deputeti Arben Ahmetaj.
Gazetari NTV.AL, sipas burimeve nga grupi parlamentar socialist, mëson se mazhoranca nuk do të bëhet mburojë, e kësisoj nuk do të pengoj kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
Kujtojmë se për raste të ngjashme, kryeministri Rama është shprehur publikisht se PS nuk bëhet avokate e asnjë zyrtari të lartë rreshtuar krahë saj.
Kuvendi pas marrjes së kërkesës pritet të mbledhë brenda dy ditëve të ardhshme Këshillin për Mandatet. Sipas gjasave, kërkesa do diskutohet këto ditë për t’ia kaluar seancës plenare të ditës së enjte, 13 Korrik.