Connect with us

Kosova

Kërkesat e SHBA-së dhe BE-së/ Grenell: Kurti iu përgjigj me gishtin e mesit

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në veri dhe arrestimin e një prej organizatorëve.

Grennel shkruan se kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu përgjigj kërkesave të SHBA-së dhe BE-së, për të qetësuar krizën “me gishtin e mesit” dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Ata thanë se Albin Kurti duhet menjëherë të de-përshkallëzojë situatën dhe të fillojë zgjedhjet e reja. Kurti u tregoi gishtin e mesit këtë mëngjes dhe e përshkallëzoi situatën më tej. Është kaluar një vijë tjetër e kuqe, nga vendet nuk e respektojnë Joe Biden”, tha Grenell.

Advertisement