Rajon
Kërkohet reagim i menjëhershëm dhe lirim i serbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, ka rikujtuar se një javë më parë, siç shkruan ai, policia e Albin Kurtit ka rrëmbyer Radosh Petroviçin dhe Dushan Obrenoviçin teksa ishin ulur të qetë para komunës së Zveçanit dhe ka kërkuar nga përfaqësuesit e ndërkombëtarëve të reagojnë dhe ka kërkuar lirimin e tyre
“Fotografitë dhe videot e bëra atë ditë dëshmojnë qartë se Radoshi dhe Dushani janë arrestuar para çdo trazire në Zveçan” – ka shkruar Petkoviq në Twitter, së bashku me fotot dhe një video nga protesta serbe në Zveçan, gjatë së cilës policia e Kosovës arrestoi Petroviçin dhe Obrenoviçin.
“Është e qartë se Albin Kurti arreston dhe persekuton serbët e pafajshëm!”, ka theksuar Petkoviç.