Politike
Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezin i cili kërkoi rrëzimin e masës “arrest me burg” të vendosur kundër tij.
Lajmi është konfirmuar nga Gjykata e cila bën me dije se “ky vendim është bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale”.
Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleks Partizanit.