Connect with us

Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme lë në burg Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi ditën e sotme masën e sigurimit arrest me burg për Ramazan Rrajën. Ky i fundit kërkoi lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shëndetësore, por togat e zeza nuk ia pranuan kërkesën.

30-vjeçari akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u vu në pranga më 19 Prill, me akuzën e pjesëmarrjes në atentatin e vitit 2019-të ndaj Aleksandër Lahos, ish-prokurorit Arian Ndoja dhe shoferit të tyre Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë.

Më herët, ishte Gjykata e Posaçme e Apelit e cila nuk e pranoi ankimin e Ramazan Rrajës, kundër vendimit që e la atë në qeli pa afat.

Ramazan Rraja qëndroi për rreth 1 vit në arrati, për t’u arrestuar të Ura e Gjolës nga Policia e Durrësit, teksa lëvizte me makinë dhe armë me vete. SPAK thotë se Rraja bashkë me 8 persona të tjerë, me kërkesë të Plaurent Dervishajt organizuan atentatin e 1 nëntorit 2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Pëllumb Muharremi dhe ish-prokurori Arian Ndoja.

Advertisement