Connect with us

Bota

Kërkoi ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë në Harvard/ Gjykata e SHBA hedh poshtë Trump

 Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Gjykatësja e Qarkut, Allison Burroughs, e emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, vendosi që Harvard do të pësonte dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme nëse masa e qeverisë do të hynte në fuqi pa një shqyrtim të plotë ligjor.

Sipas gjykatëses, revokimi i certifikimit për programin e studentëve ndërkombëtarë shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të universitetit. Në padinë e dorëzuar, Harvard akuzon administratën se po ndëshkon universitetin për qëndrimin e tij të pavarur dhe refuzimin për të zbatuar kërkesat ideologjike të qeverisë. Këto përfshijnë dorëzimin e të dhënave disiplinore të studentëve dhe ndërprerjen e iniciativave për barazi dhe përfshirje.

“Ky është një veprim hakmarrës ndaj të drejtës së Harvardit për të mbrojtur pavarësinë akademike dhe lirinë e shprehjes,” thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.

Advertisement