Connect with us

Politike

Kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Salianjit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-deputetit Ervin Salianji, të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të Apelit për burgosjen e tij.

Vendimi është marrë nga treshja e gjytarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj (relator) sipas shortit të hedhur më 4 tetor.

“Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane.” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Vendimi është marrë nga treshja e gjytarëve janë Ilir Panda, Sander Simoni, Sokol Binaj (relator) sipas shortit të hedhur.

Kujtojmë se katër ditë pas dënimit me burg, ish-deputeti demokrat kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit.

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit. Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhej në shkresën drejtuar Gjykatës së Lartë.

Avokatët e Salianjit kanë paralajmëruar se do të bëjnë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata e Apelit të zbardhë vendimin e plotë.

Gjykata e Apelit dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit ai ndodhet në burgun e Fierit.

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.

Advertisement