Connect with us

Aktualitet

Kërkoi vrasjen e gruas/ Zbardhet shkresa e avokatit Alban Bengasi drejtuar SPAK

Avokati Alban Brengasi, i cili u arrestua ditën e sotme, i ka dërguar një javë më parë shkresë Prokurorisë së Posacme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të pezullojnë kërkimin ndërkombëtar, në mënyrë që ai të dorëzohet. Alban Brengasi akuzohet nga SPAK për dhunë në familje dhe e nxorri zbuluar dëshmia e Nuredin Dumanit. Në shkresën e bërë publike për mediat, thuhet se Brengasi ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se është i gatshëm që të dorëzohet pranë SPAK. Duke qenë së ai jeton në Dubai, bëri kërkesën dhe pranë Ambasadës Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe për pezullimin e kërkimit ndërkombëtar.

Shkresa e dërguar GJKKO-së:

Të nderuar Prokurorë Pranë Prokurorisë së Posacme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në muajin maj të Vitit 2022 është regjistruar procedimi penal në ngarkim tě shtetasit që unë perfaqësojë Alban Bengasi, i dyshuar per veprẽn penale të “Dhuněs në familje” parashikuar nga neni 130/a/l i Kodit Penal kryer në bashkěpunimin e posaçẽm nẽ formën e grupit te strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale*, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal Posacme e Shkallës së Parë kundra Gjykata Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë me vendimin e saj Nr.45 datë 17.05.2022 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” ně mungesë për personin nën hetim Alban Bengasi i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Duke qënë se ka një masë sigurimi ” Arrest në burg” në mungesë ndaj tij është bërë edhe shpallja e tij në kērkim ndërkombëtar Por duke qënë se shtetasi Alban Bengasi është rezident ne shtetin e Dubait prej datës 07.06.2022 dhe i pajisur me ID Number 784-1973-2683597-8 nga ky shtet, ky shtetas kẽrkon të vetëdorëzohet pranë autoriteteve shqiptare per tu věnë në dispozicion të Institucioneve të Drejtesisë si SPAK dhe GJKKO pär tu përballur me procedurat hetimore dhe gjyqësore në ngarkimin e tij per cfarë ai dyshohet. Për kötë vetëdorëzim kemi njoftuar edhe Ambasadën Shqiptare ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Por për tu berë e mundur ardhja e tij nga shteti i Dubait për në shtetin Shqipëtar kërkojmë nga ana juaj të pezulloni kērkimin ndërkombëtar për kẽtë shtetas vetëm për qëllim që ai të mund të udhëtojë nga Dubai për në Shqipëri, në ditën dhe orët që do të vendosni ju. E bējmë këtë kërkesë pasi midis shtetit Shqiptar dhe atij te Dubait nuk ka marëveshje ekstradimi midis këtyre dy vendeve. Kērkojë që kjo kërkesë te trajtohet në menyrë sa më te shpejtë nga ana juaj duke komunikuar me Interpol Tirana për c’farë ne kērkuam më sipër duke berë anullimin e kërkimit ndërkombëtar të përkohshëm për këtë shtetas per qëllimin e vetëdorëzimit dhe transportit nga Dubai per në Shqipëri të personit nën hetim Alban Bengasi. Ju faleminderit!

Advertisement