Politike
Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Vangjush Dako lihet në burg
Ish-kryebashkiakut Vangjush Dako nuk iu pranua kërkesa për lirim nga burgu. Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë për Dakon dhe të akuzuarit e tjerë.
Në burg janë lënë edhe Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të krer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”;
Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k. nën akuzë për “falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;
Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;
Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;
Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim” dhe Firzilet Hajdëri, nën akuzë për “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.
Në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshtim me ligjin, Dako i tha gjykatës në seancën e fundit se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është. Më tej, ai ka dhënë sqarime edhe në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve. Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni.
Ish-kryebashkiaku është shprehur se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurimit për këtë tender.
Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat 11 vite më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.
Pallati pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish-zyrtarëve të tjerë. Në pranga ra edhe biznesmeni Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit.