Connect with us

Politike

Kërkojnë largimin e gjyqtares Gjoka/ Gjokutaj: Nëse nuk jep dorëheqjen brenda tre ditësh…

Seanca ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në GJKKO është shtyrë pasi avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen. Avokatët e Berishës kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Në një prononcim për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh, ata do të bëjnë kërkesën për përjashtimin e saj.

Ai shtoi se gjyqtarja duhet të bëjë një gjyq të vetes dhe se ajo nuk ka ku t’i shmanget gjykimit sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Gjokutaj tha se ata kanë bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar t’i pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje

“Siç e dini kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypi grek dhe vendimit të gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen. Shkaku jonë qëndron për heqjen dorë sepse KLGJ më 4 prill ka thënë se fabrikojmë fakte për të intimiduar gjykatën. Por kjo nuk është e vërtetë, kjo është shumë specifike sepse i vetmi person që e di qartë dhe saktë është gjyqtarja.

Avancimi i kësaj procedure mund ta çojë gjykimin deri në nul. Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh do të bëjmë kërkesën për përjashtimin e saj. Kjo kërkesë që bëmë, ajo duhet të bëjë një gjykim të vetvetes. Ajo nuk ka ku t’i shmanget sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Në dhjetor 2024, ajo gjykatë është vënë në lëvizje nga kërkuesja, gjyqtarja Irena Gjoka.

Ne kemi bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar të na pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje. Prokuroria e Përgjithshëm dihet të çojë letër porosi në Athinë për t’i marrë këto prova. Nuk kemi gjë me gjyqtaren. Ky proces nuk është gjyqësor është i pastër politike”, tha Gjokutaj.

Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023. Ai është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

Advertisement