Connect with us

Lifestyle

Këshilla që ju nevojitet për tharjen e rrobave

Do të kurseni hapësirë – nevojiten dy gjëra.

Nëse nuk keni makinë për tharjen e rrobave, me siguri jeni ballafaquar me problemin e mungesës së vendit në tel dhe detyroheni të kalkuloni, të palosni rrobat dhe t’i mbështillni në mënyrë që të mund t’i shtrini të gjitha.

Rrobat me atë rast, pas tharjes, shpesh bëhen të zhubravitura. Megjithatë, një nënë ka ofruar një zgjidhje ideale për tharje të rrobave!

Ajo në profilin e saj në TikTok ka zbuluar trukun i cili do t’ju ndihmojë që i gjithë një turn larjeje të vendoset në një tel.

E gjitha që ju nevojitet janë varëset dhe kapëset.

Në vend që t’i shtrini rrobat në tel, vetëm me kapëse, përdorni varëset dhe në to radhisni gjërat, siç i vendosni në dollap. Në atë mënyrë do të kurseni hapësirë, ndërsa rrobat pas tharjes do të jenë më të rrafshëta. Për të mos lëvizur dhe rrëshqitur varëset, kapni me kapëse.

Kjo nënë i ka pyetur të tjerat a vepron edhe ndokush kështu.

“I vë të gjitha gjërat në varëse, pastaj ndërmjet i kap me kapëse në mënyrë që të mos rrëshqasin, por edhe që midis rrobave të ketë mjaftueshëm hapësirë”, ka thënë ajo.

Shikoni si vepron ajo:

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *