Lifestyle
Këshilla që ndihmojnë nëse keni problem me refluksin e esofagut
Valvula e esofagut, e cila e ndan atë nga stomaku, mund të mos arrijë kontraktimin e duhur edhe për shkaqe të ndryshme nga ushqimi. Për këtë arsye duhet të ndërmerren edhe këto masa krahas ushqimit të përshtatshëm:
- Ndërprisni duhanpirjen, nikotina e çliron muskulin e valvules se esofagut.
- Evitoni camcakizat, karamelet..
- Mos u shtrini menjehere pas ushqimit. Evitoni konsumin e vakteve vone ne darke.
- Evitoni shtrengimin e rrobave apo rripit ne zonen e mesit.
- Konsumoni vakte te shpeshta dhe te vogla.
- Nese jeni mbi peshe duhet te rrezoni peshen e tepert.
- Flini me gjysmen e siperme te trupit pak te ngritur me jastek
- Evitoni konsumin e ushqimeve te meposhtme qe nxisin refluksin:
- ushqime te skuqura dhe shume te yndyrshme
- menten
- qumeshtin e yndyrshem
- varjat
- cokollaten
- ushqimet me krem qumeshti apo krem pasticerie
- ushqimet e gatshme te tipit “fast food”
9. Ushqimet e meposhtme predispozojne acarimin e mukozes se esofagut dhe duhen evituar:
- agrumet, domatet
- kafja
- pijet me kafeine dhe te gazuara
- caji
10. Ushqimet pikante dhe erzat gjithashtu mund te shkaktojne acarim.
Si të zgjidhni ndër grupet e ushqimeve
- Bulmeti: konsumoni vetem qumesht dhe kos me yndyre te reduktuar.
- Perimet: evitoni domatet dhe te skuqurat.
- Fruta: konsumoni molle, pjeper, shalqi, banana, pjeshke, dardhe, mana. Evitoni agrumet, ananasin.
- Buke & drithra: lejohen ne pergjithesi te gjitha, pervec atyre qe gatuhen me shume yndyre ose shume erza.
- Mish & nenprodukte: mishi pa dhjam, gjoksi I pules, pula e detit, peshku jane te pranueshme. Evitoni dhjamin, mishin me dhjam, sallamet, panceten.
- Yndyrna: vetem vaj ulliri cilesor, gjalpe i fresket, gjalpe kokosi, ne sasi minimale.
- Embelsira: konsumoni embelsira te gatuara me shume pak yndyre dhe sasi te moderuar sheqeri. Evitoni cokollaten.
- Pije: lejohen pijet dhe cajrat pa kafeine, pa mente. Te evitohen lengjet e agrumeve, pijet ma kafeine.
- Supat: te preferohen supat e bera me pak yndre. Te evitohen supat e gatshme dhe ato me krem qumeshti apo djathe te yndyrshem.