Lifestyle
Këshillat financiare në rrjetet sociale…
Si dhe ku të investoni? Si të kurseni? Çfarë të bëni me paratë? Përgjigjet i ofrojnë të ashtuquajturit finfluencers në Instagram, TikTok e YouTube.
Çfarë presin ndjekësit nga finfluencers?
Nga njëra anë, finnfluencers “mbulojnë” nevojat e ndjekësve të tyre, shumë prej të cilëve duan të fitojnë para, e disa edhe bëhen të pasur. Nga ana tjetër, ekziston frika nga varfëria në pleqëri, pra frika se mos nuk do të ketë para të mjaftueshme për pleqërinë, për një jetë të denjë, veçanërisht tek të rinjtë e sensibilizuar deri në atë masë sa që u bë e qartë se duhej të bënin diçka për këtë.
Kush janë finfluencers?Finfluencers janë kryesisht të rinj që punojnë për të rinjtë – ata flasin të njëjtën gjuhë, përdorin të njëjtat media dhe rrjetet sociale. Shpesh këta janë të rinj që angazhohen në këto aktivitete gjatë rrugës, do të thotë njerëz që kanë hapur blogun ose kanalin e tyre, krahas studimeve ose punëve të tjera që bëjnë.