Connect with us

Politike

Këshilli i Sigurisë Kombëtare/ Rama takim me Begajn

TIRANË – Për rreth 1 orë e 20 minuta, kreu i qeverisë zhvilloi takim këtë të premte me presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Kryeministri Edi Rama e informoi mbi cështjet kryesore të këtij viti qeverisës. Po ashtu folën për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike.

Pasi u largua nga Presidenca, kryeministri u ndal te Pallati i Kongreseve, ku mblodhi drejtuesit e institucioneve. Të pranishëm ishin edhe ministra e deputetë, mes të cilëve Etien Xhafaj, Damian Gjiknuri dhe Pandeli Majko. Ndërkohë në orën 13:00, do të mbledhë në takim krerët politikë të qarqeve.

Ora 11:30

Takimi me Begajn, Rama: Folëm për përgatitjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve

1673001046_32183202011914144515036428297559261681679627n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi me presidentin Bajram Begaj duke thënë se diskutuan për një sërë çështjesh.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama.

Advertisement