Lifestyle
Kështu mund të evitoni alivanosjen
Një studim i ri ka zbuluar se frymëmarrja e thellë, me hundë ose gojë ndihmon në evitimin e alivanosjes.
Thithja e menjëhershme e ajrit, shpejton qarkullimin e gjakut duke bërë që zemra të rrahë dhe kështu të rritet presioni i gjakut
Hulumtuesit kanë zbuluar se rasti më i shpeshtë i alivanosjes, quhet vasovagal syncope, që ndodhë në rastet ku trupi ndikohet nga disa skena siç është gjaku apo shqetësime të ndryshme emocional.
Kjo situatë bën që të bien rrahjet e zemrës dhe presioni gjakut, duke bërë që truri të mbetet pa gjak, e kjo shkakton humbje të përkohshme të ndjenjave.
Megjithatë, kardiologët pretendojnë se alivanosja apo rrënja e të fikët, mund të ndalohet thjeshtë duke marrë frymë thellë.