Connect with us

Politike

Kështu nis me protesta të vogla, por…

Deputeti demokrat Flamur Noka i bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen Rithemelimit në protestën e së enjtes para Parlamentit, pas dështimit të protestës që u mbajt para Kryesisë ditën e hënë. Duke justifikuar numrin e ulët të mbështetësve, Noka tha se “nis me protesta të vogla për të mos e lënë pushtetin të qetë, por do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.”“Ne jemi këtu ashtu siç bëmë në vitin 1990 për të oërmbysur një regjim kriminal që ua kishte pirë gjakun shqiptarëve dhe e njëjta situatë është edhe sot, kundër një regjimi kriminal. Pra, nuk jemi për veten tonë, pasi ne po sakrifikojmë gjithçka për një kauzë që ka të bëjë me të drejtën e demokracisë. Mosbindja civile kështu nis, me protesta të vogla për të mos e lënë pushtetin të qetë, por do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë. Ashtu u bë edhe në 2021-n me 100 – 200 veta, pastaj u bënë lumë. Sot grupi parlamentar është tërësisht i bashkuar në gjithçka. Shqiptarët duhet të na bashkohen sepse qytetarëve shqiptarë po iu mohohet çdo e drejtë, kemi një opozitë që po burgoset dhe po rrezikojmë të kthejmë monizimin në vend. Ndryshe nga ai i mëparshmi ky është një monizëm kriminal, narko-regjim ndaj Shqipëria po vuan. Likuidimi i opozitës po ndodh, por nuk do ta lejojme”, theksoi ndër të tjera deputeti demokrat Flamur Noka.

Advertisement