Connect with us

Lifestyle

Këto janë arsyet pse djersini shpesh gjatë natës

Ditët e nxehta të verës shpesh shkaktojnë djersitje të bollshme para gjumit, veçanërisht nëse nuk ka ajër të kondicionuar ose ventilator në shtëpi.

Megjithatë, nëse nuk është shumë nxehtë në shtëpinë tuaj, por djersitni shumë, atëherë kjo mund të jetë për arsye të tjera.

Djersitjet e natës janë ndër simptomat e tjera të problemeve të ndryshme shëndetësore, si çrregullimi hormonal, ose mund të shfaqen si efekt anësor i mjekimit.

Shikoni tre arsyet e mundshme më poshtë

Stresi i tepruar

Nëse jeni nën presion të madh në punë ose në shtëpi, atëherë tendosja psikologjike mund të ndikojë në gjumin tuaj në formën e ëndrrave të shpeshta të frikshme. Trupi reagon ndaj maktheve duke çliruar hormone por edhe me lëvizjet nervore të trupit, ngjarje që çojnë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e prodhimit të djersës.

Infeksionet

Infeksionet në përgjithësi shoqërohen me ndryshime në temperaturën e trupit, kështu që djersitja është një pasojë e zakonshme dhe normale. Djersitja fillon të ulet bashkë me temperaturën dhe simptomat e tjera të infeksionit përkatës.

Ndryshimet hormonale

Tek gratë, djersitjet gjatë natës shpesh shkaktohen nga luhatjet e niveleve të estrogjenit të shoqëruara me menopauzën. Nxehjet e menopauzës mund të ndodhin gjatë gjithë ditës, madje edhe para gjumit. Diçka e ngjashme vlen për gratë që janë shtatzënë ose me menstruacione.

Advertisement