Aktualitet
Këto janë qytetet që do kenë stuhi shiu gjatë gjithë natës
Shqipëria do të vijojë të mbetet nën “pushtetin” e shiut përgjatë orëve të ardhshme.
Reshjet nuk do të mungojnë në të gjithë territorin, ndërsa me intensitet më të alrtë do të jenë në qarqet Dibër, Lezhë dhe Vlorë.
Në qarqet Lezhë, Dibër dhe Vlorë, reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.