Bota
Khamenei sfidon SHBA-të: Irani nuk do “t’i bindet” urdhrave amerikanë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, deklaroi të dielën se Irani nuk do të bëhet kurrë i bindur ndaj kërkesave amerikane, duke i quajtur ato “fyese”.
Komentet e tij u transmetuan nga mediat shtetërore iraniane, raporton agjencia Reuters.
“Disa flasin për negociata të drejtpërdrejta me SHBA-të, por nuk kuptojnë thelbin e problemit”, tha ai gjatë një ceremonie fetare në Teheran.
Sipas Khamenei-t, kërkesat e Washington-it synojnë përuljen e Iranit dhe janë të papranueshme.
Ai theksoi gjithashtu se përballë kërcënimeve dhe presioneve ushtarake, “uniteti mes popullit, zyrtarëve dhe forcave të armatosura” është arma më e fortë e vendit.
Khamenei paralajmëroi për përpjekje për të krijuar përçarje brenda Iranit dhe u bëri thirrje qytetarëve, zyrtarëve dhe intelektualëve të ruajnë kohezionin kombëtar: “Të gjithë kanë për detyrë të forcojnë mburojën prej çeliku të unitetit kombëtar”.

