Connect with us

Pinknews

Khloe tregon nëse flen ende me Tristan pas tradhtisë

Khloè Kardashian nuk ka frikë nga e vërteta, edhe kur bëhet fjalë për marrëdhënien e saj me ish-partnerin, Tristan Thompson.

Ylli i “The Kardashians” u bë pjesë e testit të makinës së të vërtetës, së bashku me motrën e saj, Kourtney. Khloè iu përgjigj pyetjes së sikletshme: “A fle ende me Tristan” dhe me thënë të drejtën, të gjithëve u ka shkuar një herë ose më shumë në mendje kjo dilemë.

“A ka ndonjë pyetje që do të doje të ta bëja? Që t’u japim fund thashethemeve?”, e pyeti Kourtney dhe më pas shtoi: “Oh, a fle ende me Tristan?”.

“Jo, nuk fle. Vërtet nuk fle”, u përgjigj Khloè me shpejtësinë e erës. A tha të vërtetën? Makina e së vërtetës tregoi se po.

Kourtney e inkurajoi me një “Bravo!” dhe Khloè tha se do të vdiste nëse makina thoshte të kundërtën.

Ajo dhe Tristan kanë përjetuar një marrëdhënie të ndërlikuar, nga e cila kanë edhe dy fëmijë. Tristan e ka tradhtuar disa herë Khloè dhe sigurisht, interneti e ka marrë vesh dhe ka reaguar.

Gjithsesi, nuk kanë munguar kurrë supozimet dhe thashethemet se anëtarja e familjes Kardashian ende frekuentohet me ish-in, por nëse makina e së vërtetës thotë të kundërtën, po e besojmë.

Advertisement