Pinknews
Kiara poshtëron Arbanën: Mua Luizi më do në finale
Luizi dhe Kiara patën një debat gjatë lojës me litar. Kjo pasi Luizi i tha Kiarës që dëshiron të kuptojë nëse publiku do t’i shohë çift ata brenda, apo nëse njërin prej tyre e do jashtë. Kjo, pasi radhën e kaluar Kiara, Luizi dhe Bledi ishin të tre në nominim, por Bledi “sakrifikoi” dhe doli vetë nga shtëpia.
Kiara u mërzit nga komenti i Luizit, por ky i fundit i tha asaj se do e marrë vesh në “Prime” që nuk e ka thënë me qëllim të keq atë. Kiara: Kanë qenë ditë të lodshme dhe kemi patur pak vështirësi me gjumin. Me Luizin ka shkuar shumë mirë.
Kemi ato ulje-ngritjet, por mirë. Mbase kam qenë e rënduar dhe shpërtheva në atë moment. Ka raste që më vjen natyrshëm të reagoj. Unë nuk dua të ketë lojë mes nesh, prandaj mërzitëm. Por, unë dua që ai të luajë dhe nuk dua të ndikoj fare te loja e tij. Kjo është arsyeja, pse ndonjëherë distancohem. Nuk besoj se e hoqi rripin për të më rrezikuar m
Zhaklin: Nga një anë, më vjen keq për Kiarën që nuk e zbaton lojën e saj. Unë besoj se Luizi e do atë jashtë shtëpisë. Shpesh e kam dëgjuar që ka thënë, sa të mbarojë “Shën Valentini” ti do jesh jashtë.
Unë mendoj se ti kishte të drejtë aty kur u mërzite. Unë mendoj se reagimi yt nuk ishte i tepruar, mendoj se nuk duhet të vetësakrifikohesh. Edhe ti vetë do të luash, pavarësisht është apo jo Luizi. Kjo mendoj se është e vërteta. Nuk mendoj që Luizi është një djalë budalla që nuk e kupton lojën. Ai e ka studiuar shumë mirë Big Brotherin dhe ka hyrë për të fituar.
Kiara: Po ke shumë të drejtë. Unë ndonjëherë kam reagime të tepërta. Zhaklin: Jo ,ti nuk reagove fare. Reagimi yt ishte shumë i vakët. Kiara: Ai më tha që nuk e ka hequr rripin për të më rrezikuar mua. Unë e besoj, për aq kohë sa e kam në krah, unë e besoj. Ai nuk do të donte kurrësesi të më rrezikonte mua.
Unë mendoj se ti duhet të zgjedhësh veten, jo më Luizin. Ju i keni konsumuar të gjitha, flirtin, puthjen, martesën. Nëse vërtetë dashuria juaj ekziston, do jetë e tillë edhe jashtë. Arbër: Luizi është shumë i vëndeshëm. Bën llogari dhe është i fortë në lojë. Luizi në operacionin e “Fshesës” për të nxjerrë jashtë banorë, në listë ka edhe Kiar
Kiara: Luizi më ka thënë se do të jetë dorë për dore me mua në finale. Zhaklin: Personi i vetëm që Luizi i ka thënë që do ta shohë në finale, ka qenë Tea. Duhej sikur ti në heshtjen tënde, thoje po ky i dashuri im pse nuk më sheh mua në finale, por sheh Tean… Kiara: Unë nuk e mbaj mend fare këtë. Zhaklin: E mbaj mend unë. Kiara: Unë ndiej që ai më do brenda në shtëpi.