Pinknews
Kiara zbulon se si reaguan familja e saj për propozimin e Luizit
Kiara Tito javën e kaluar u largua për herë të dytë nga Big Brother VIP Albania.
Ajo doli nga shtëpia bashkë me Bledi Manen, pas një mundësie të dytë që kishin si ndër banorët më të votuar nga publiku për t’u rikthyer brenda.
Në emisionin “Mos i bjer me top”, moderatorja ka folur pas propozimit që ia bëri Luiz Ejlli.
E njëjta u shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe mezi po pret të takohet me të pas mbarimit të këtij reality show.
Veç tjerash, prezantuesja zbuloi edhe se si reaguan familja dhe çfarë thanë për propozimin që iu bë.
“Familja shumë të lumtur, shumë të gëzuar. E kishin pritur këtë ditë. Erdhi më herët se që e prisnin”, ka thënë Tito.
Luizi dhe Kiara nuk ka dyshim se kanë qenë ndër emrat më të diskutuar në këtë edicion të Big Brotherit.