Connect with us

Politike

KiE vlerëson “Shtëpia me Gjethe”, si Muzeu më i mirë 2020

Është kënaqësi që sonte, në këtë oborr të pasmë, gjysmë në fshehtësi, gjysmë në dritë, gjysmë në errësirë të celebrojmë një moment shumë të bukur. Në fakt besoj që kjo skenografi, bashkë me prozhektorët që duken sikur janë marrë nga ato prozhektorët e hetuesisë së përgjithshme? shkon më shumë sesa do të shkonte një marrje e këtij çmimi në Strasburg, ku përndryshe, po të mos na kishte ndaluar pandemia, do të ishte zhvilluar kjo ceremoni.
Disa vite më parë, Polonia shpenzoi plot 80 milionë euro për të ndërtuar pranë kantierit të  “Solidarnosc”  në Gdansk një muze, i cili ashtu si Shtëpia me Gjethe u krijua aty ku kishin ndodhur ngjarje për të cilat sigurisht ia vlente që të gjithë brezat e mëpastajmë të mos harronin. E njësoj si Shtëpia me Gjethe, ai muze u vlerësua nga Këshilli i Europës me çmimin e vitit 2016 dhe në një seksion të atij muzeu, që i dedikohet Papa Gjon Pali II, është e shkruar në mënyrë shumë të dukshme shprehja e Atit të Shenjtë: “Drita e Gdanskut ndriçon dhe i jep shpresë gjithë botës”.
E nëse do t’i referoheshim po Atit të Shenjtë për një mbishkrim për këtë muze, besoj që do të ishte shprehja e tij këtu në Shqipëri, në vitin 1994, kur tha; “Kujtesa është një hap i pashmangshëm, për të ndërtuar të ardhmen, duke mos përsëritur gabimet e të shkuarës”.
E më vjen jashtëzakonisht mirë që sot, muzeu modest në përmasë, por aspak modest në ambicie, Shtëpia me Gjethe vlerësohet me një çmim shumë prestigjioz e për më tepër vlerësohet mes një shoqërie goxha sfiduese, një zinxhir i tërë muzesh të tjerë, i ndërtuar në këtë periudhë në gjithë kontinentin tonë, duke faktikisht na dhënë një sadisfaksion të veçantë për përpjekjen që ta kthejmë kujtesën e një kohe shumë të zymtë, e një periudhe që ende sot janë jo të paktë ata që duan ta harrojnë, apo duan ta mbulojnë, apo duan ta fshehin, në një arsye shumë të fortë për të kaluar orë e momente të paharrueshme, pikërisht duke e prekur, duke e parë dhe duke e ndjerë fizikisht, jo thjesht përmes një libri me rrëfime, por përmes objekteve, duke përjetuar një eksperiencë që e mbajnë edhe vetë muret mes të cilave zhvillohet gjithë muzeu.
Më vjen mirë që me këtë, jo se ka qenë nevoja në fakt, por i jepet dhe një përgjigje tjetër atyre, të cilët nuk kanë lënë fjalë pa thënë dhe nuk kanë lënë sherr pa nxitur kundër kësaj përpjekjeje që është materializuar jo vetëm tek Shtëpia me Gjethe, por edhe tek Bunk’art 1 e Bunk’art 2 dhe tek vetë Autoriteti i Dosjeve, që u ndërtua prej nesh pikërisht për të thelluar vështrimin mbi këtë pjesë kaq të zymtë të së shkuarës sonë.
Janë disa muze që janë vlerësuar nga Këshilli i Europës me këtë çmim, që hyn në të njëjtën kategori përsa i përket kontroversalitetit të tyre në raport, natyrisht, me këndvështrimin e gabuar që sapo solla këtu për ju. Përshembull, në vitin 2018, çmimi i është dhënë Muzeut të Fëmijëve të Luftës në Sarajevë, por atje nuk është ngritur njeri të protestojë dhe nuk ka pasur kundërshti politike të tipit që po i bëhet një himn Sllobodan Millosheviçit. Apo në vitin 2014, çmimi i është dhënë një muzeu në Trabzon të Turqisë, i cili i dedikohet artit otoman, por askush nuk është ngritur të thotë se Këshilli i Europës po vlerëson nostalgjinë për Perandorinë Otomane.
E kështu me radhë mund të sillen plot shembuj, për të ardhur tek një shembull që është shumë domethënës në fakt e që duhet t’i mjaftojë të gjithëve, për ta mbyllur sqepin lidhur me domosdoshmërinë që të gjithë këtë kujtesë, ne ta qasim me të gjitha format e mundshme. Një ndër të cilat, edhe më efikasja besoj unë, është forma e kulturës. Në fund të fundit, ajo kohë është pjesë e historisë sonë, por është dhe pjesë e pazgjidhshme e kulturës sonë.
Ajo kohë ka influencuar kulturën tonë si njerëz, si shoqëri e në të gjitha format e veta të shprehjes dhe pastaj, natyrisht, si kanë qenë ato forma të shprehjes, sa ato e kanë deformuar mënyrën tonë të të parit të gjërave. Sa ato e kanë influencuar mënyrën tonë të komunikimit, sot e gjithë ditën, kjo është një temë krejt tjetër, që nuk ka të bëjë me fajin e zbulimit, por ka të bëjë me mëkatet e atij regjimi dhe zbulimi i të cilave në sytë e brezave që vijnë nuk është faj, por, përkundrazi, është detyrë.
Dua të sjell dy shembuj që besoj plotësojnë njëri-tjetrin. Një shembull me një djalë të ri, por dhe jo shumë të ri, një nga të lindurit e vitit 1990, i cili pasi pa Bunk’artin, më ka thënë që për herë të parë, – llogariteni sa vite u desh të kalonin për të dhe nuk ishte më fëmijë, nuk ishte më adoleshent, – mund të besonte të gjithë ato që kishte dëgjuar për komunizmin. Për herë të parë mund të besonte se të gjitha ato tmerre apo gjithë ato lemeri që ishin thënë, që ishin treguar, që ishin komentuar, apo që edhe ishin hiperbolizuar po të doni, kishin lidhje me të vërtetën. Kam mbetur pa fjalë për këtë, sepse nuk e kisha menduar asnjëherë që dëshmitë e rrëfyera përmes librave, e rrëfyera përmes televizorëve, e rrëfyera përmes të thënave nga njeriu tek njeriu, nuk kishin arritur dot të krijonin jo vetëm tek ai, por pastaj e kam konstatuar sepse e kam ndjekur me kuriozitet tek bashkëmoshatarë të tij, ndjesinë e një të vërtete që mund të ishte aq e rëndë.
Çfarë ndryshimi ka për dikë që nuk e ka kaluar atë kohë, për dikë që nuk e ka jetuar atë histori, mes librit të historisë që lexon dhe historisë që e shikon në muret e një muzeu apo dhe vetë qenien e një muzeu, sepse, qoftë tek Bunkart-et, qoftë edhe këtu, është vetë qenia e muzeut që dëshmon historinë.
Unë besoj që është impakti fizik i kujtesës, është ndjesia e prekshme e mureve, e objekteve, e atmosferës, e aromës që i flet në mënyrë shumë më efikasë dikujt që nuk e ka jetuar atë kohë, dikujt që ka lindur më pas, apo dikujt që në atë kohë ka jetuar diku tjetër. Për këtë besoj se është aq efikas tek gjermanët e perëndimit apo tek perëndimorët që vizitojnë Berlinin, muzeu i Checkpoint Charlie, ku përmes të njëjtës rrugë iu bëhet njerëzve e dukshme, e prekshme, e pranishme, ajo që ka qenë jeta e të tjerëve në një kohë kur ata nuk kanë jetuar, ose kur kanë jetuar një jetë tjetër.
Shembulli tjetër është shembulli i të huajve. Kam takuar dy nga njerëzit që e kanë vizituar këtë muze dhe që nuk janë njerëz të zakonshëm. Njëri Princi Albert i Monakos dhe tjetri ish Presidenti i Francës, Nikola Sarcozy. Që të dy, kur kanë dalë nga kjo shtëpi, kanë pasur një kuptim krejt tjetër të Shqipërisë. E them këtë sepse të dy i kam takuar përpara se të hynin në këtë shtëpi dhe pasi kanë dalë nga kjo shtëpi. Madje, për Princin më saktë, Mirela simuloi një marrje pyetje, aty ku është salla apo dhoma ku është vendosur tryeza e hetuesisë.
Përshtypjet e tyre e kalonin përshtypjen për thjesht një muze, sado që fjalët për muzeun ishin natyrisht me superlativë, por që përshtypjet shkonin përtej muzeut. Përshtypjet ndikonin dhe ndikuan më shumë më pas në mënyrën e të kuptuarit të këtij vendi, në mënyrën e të kuptuarit e shumë pse-ve të pakuptueshme për ata që nuk e njohin nga afër historinë e këtij vendi, të dallimeve të këtij vendi dhe vendeve të tjera ish-komuniste, të dallimeve të mëdha në nivelin e brutalitetit, në nivelin e prapambetjes dhe në nivelin e izolimit, të kapacitetit rrënqethës të atij regjimi për t’i çuar deri në ekstrem instrumentet e kudondodhur të censurës apo të torturës në të gjithë perandorinë komuniste.
Të hezitosh që ta ballafaqosh këtë të shkuar është thjesht të shtysh për më tutje çlirimin prej saj, ndërsa të shkosh drejt kësaj të shkuare, duke e zbuluar atë dhe mundësisht duke gjetur forma sesi ajo zbulohet në të gjithë përmasat e saj për ata që nuk e kanë njohur, do të thotë të përshpejtosh çlirimin prej të shkuarës dhe të kurosh sëmundjet e trashëgueshme të asaj kohe. Komunizmi nuk mbaron, kur mbaron. Komunizmi nuk mbaron kur bie regjimi. Komunizmi ngjan shumë me një fatkeqësi bërthamore, e cila ka dy faza. Ka një fazë të llahtarshme kur ndodh dhe ka dhe një fazë tjetër të ngadaltë, kur shfaqet hap pas hapi, në formën e deformimeve që shkaktohen si pasojë e fazës së parë të fatkeqësisë që është shpërthimi dhe dalja nga kontrolli e të gjithë elementëve deformues që janë të padukshëm, janë në ajër, por e bëjnë të pajetueshme një hapësirë të tërë për bimët, për kafshët, për njerëzit dhe që ndikojnë në formacionet e tyre duke i deformuar, duke i transformuar, duke i nënshtruar ndaj një komplikimi që vjen si rezultat i një faktori të jashtëm.
Këtu janë disa prej miqve tanë ambasadorë që janë të detyruar, e kanë si pjesë të përshkrimit të punës së tyre që të hyjnë edhe në këtë sherrnajën tonë dhe që me shumë të drejtë nuk arrijnë ta kuptojnë ose asnjëherë, ndoshta, nuk arrijnë ta kuptojnë sesi ka mundësi. Në fakt, është sëmundje e trashëguar. Kemi jetuar në kohën e Shtëpisë me Gjethe, kur ishte e gjitha e mbuluar me gjethe, jo si sot, gjysmë e zbuluar, kur gjethet ruhen si element dekorativë. E faktikisht, kemi jetuar pa të drejtën për të kundërshtuar dhe nuk jemi mësuar të kundërshtojmë në mënyrë civile. Askush nuk ka mësuar sesi të kundërshtohet në mënyrë civile dhe se si bashkëjetohet me të kundërtat. Të kundërtat kanë qenë të gjitha armiqësore dhe kur kanë qenë të fshehta, kanë qenë të fshehta sepse ishin të ndaluara. Kur kanë qenë të hapura, kanë qenë jetëshkurtra sepse kanë qenë të dënuara.
Për të gjitha këto arsye dhe për shumë të tjera, që nuk është vendi dhe nuk jam unë njeriu i duhur për t’i shtjelluar, Shtëpia me Gjethe është një nga gjërat më të mira, besoj unë, që ne kemi mundur të bëjmë,
Këtu me të drejtë u falenderuan shumë njerëz.
Nuk është se nuk u falenderua dhe Mirela, por unë do ta falenderoj në mënyrë të veçantë Mirelën, sepse ka qenë këmbëngulja e saj e vazhdueshme dhe dhe aftësia për t’i qëndruar njerëzve mbi kokë, deri në stres, por edhe një aftësi e veçantë, e trashëguar nga prejardhja e saj, për të bërë një muze të bukur, por me pak shpenzime, se Mirela është nga Gjirokastra, kuptohet.
Të gjitha këto veti bashkë kanë ndihmuar që puna e bërë për muzeun të jetë një punë, që mund ta them me plotë gojën, e shkëlqyer sepse janë bashkuar bashkë të pabashkueshmet, ku përmendëm emra. Merrini emrat një nga një. Unë nuk e di se kush tjetër dhe në çfarë rrethanash të tjera mund t’i bashkonte, sigurisht duke e shfrytëzuar më së miri subjektin, që ishte përbashkues për të gjithë ata emra. Por pikërisht se është sëmundje e trashëgueshme, flama e paaftësisë për të jetuar në mënyrë civile me të kundërtat, ata emra janë bashkuar vetëm për këtë muze dhe kanë qenë në paqe me njëri- tjetrin vetëm gjatë kohës që kanë punuar për projektin e muzeut. Para dhe pas kësaj faze, midis tyre do të gjeni sherre për t’u muzealizuar edhe ato, por në një kohë tjetër.
Shumë faleminderit!​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

“Pas Veliajt radhën e ka Rama!” Këlliçi nga Lezha: Në burg konkurrojnë pavioni i Qeverisë me atë të Bashkisë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Lezhë tha se prej 116 ditësh lideri i opozitës, Sali Berisha, ndodhet në arrest pasi ka thënë të vërteta shumë të mëdha që politikanët refuzojnë ti thonë. Këlliçi tha se ka nisur një betejë me modelin më të keq që ka qeverisja lokale në Shqipëri, që quhet Erion Veliaj. Ai tha se nuk mjaftojnë vetëm protestat, vetëm denoncimet, por duhet edhe alternative për të përmbysur këtë regjia.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Ai që ka shitur fiq, ai që bëri dasmën 500 mln lekë me pensionin e të ëmës, instaloi në Bashki një model vjedhjesh 100%. Por ky modeli ‘5D’ që është në Tiranë, do e gjeni edhe në Lezhë dhe në çdo bashki ku janë përfaqësuesit e regjimit. Beteja nuk përfundon me Erion Veliajn, pasi rradhën e ka Edi Rama.

Në Tiranë kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që për një incenerator që nuk ekziston ka marrë 130 mln euro. Unë nuk e di se çfarë bën SPAK. Një kryetar Bashkie që shpiku tarifën e dherave, ka vjedhur të paktën 60 mln euro. Dhe me drejtorët-banditë që kishte në Bashki, ka vjedhur 30 mln euro dhe ka dhënë 3 leje ndërtimi

Continue Reading

Politike

“Rai3 nxori ‘lakuriq’ Ramën”/ Bardhi nga Lezha: Paratë vidhen, rrogat dhe pensionet nuk rriten

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Shqipëria nuk e meriton të qeveriset nga Edi Rama, propaganda e të cilit doli “lakuriq” nga investigimi i televizionit italian ‘RAI-3’.

Gjatë fjalës në takimin me demokratët e Lezhës, Bardhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë e cila sipas tij është e zhytur “kokë e këmbë” në afera korruptive.

Sipas Bardhit, me aq para sa vidhen çdo vit, do rriteshin denjësisht rrogat e pensionet në vendin tonë.

Më lejoni fillimisht t’ju falënderoj për mikpritjen dhe jam shumë i kënaqur që pas një periudhe të vështirë, PD në tërësi dhe PD në Degën Lezhë ka nisur procesin e ringritjes, për të bërë të mundur ndryshimin që presin lezhjanët dhe shqiptarët.

Kush ishte i lumtur për të kundërtën, i them sot, ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, të gjithë bashkë, në Lezhë, tek Partia Demokratike, si shprehje e forcës, urtësisë, dhe vullnetit tonë për të qëndruar, për tu ringritur, për të fituar. Për një kohë kemi udhëtuar nëpër shkretëtirë por ajo është e shkuara. Asnjëherë në historinë e pluralizmit nuk ka ndodhur që opozita të gjendet nën agresion dhe trysni të tillë. Asnjëherë ajo nuk është kërcënuar me zhbërje si këto tre vjet. Bashkimi i PD e ka ndalur këtë projekt ogurzi, një ngjarje kjo që ja ka prishur axhendën e sundimit Edi Rames, e bashkë me të i ka rikthyer ankthin e ditës së gjykimit, i ka shtuar nervozizim, e ka shfaqur më të lodhur se kurrë më parë

Ne demokratët, duhet të jemi krenar për historinë tonë mos të harrojmë për asnjë çast se jemi partia e lirisë dhe e pluralizmit, e shtetit të se drejtës, Shqiperisë në Nato e pa viza, e hapjes së procesit të integrimit e infrastrukturës moderne, burgosjen e organizatave më të rrezikshme kriminale në vend. Po këta që na qeverisin duke vjedhur votat me dorën e krimit dhe paranë publike të zhvatur nga përfaqësuesit e tyre në qeveri, cfarë bilanci kanë?! Nuk po i kthehemi historisë për të analizuar terrorin e gjakun, shtypjen, izolimin dhe varfërinë e djeshme, por po i vëmë emër të sotmes. Bilanci janë inceneratorët, sterilizimi, check-up. Hajduteria 100 % me skemën e kompanisë 5D, si skemë e perhapur në gjithë Shqiperinë, dhe jam i bindur edhe ketu në Lezhë. Nuk ka Pjerin Ndreu asnjë dallim në metodat e korrupsionit dhe kriminalizimit të Lezhës, me ato që përdor Erjon Veliaj.

Me aq para sa vidhen cdo vit, do rriteshin rrogat e pensionet, që kanë mbetur në vendnumuro, me aq para do udhëtohej normalisht për në Veri, për Lezhe e Shkoder ndërsa sot është si ti biesh pash më pash ferrit. Ndërsa për spitale, si ai i Lezhes i rrënuar pothuajse, mund të beheshin një në çdo rreth. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit na e tha troç e qartë, se në çdo nivel të qeverisjes ‘Mbret është korrupsioni, ndërsa administrator është hajduti’.

Kemi një vit plot sfida përpara. Sfida që duhet ti përballojmë gjithë bashkë, jo për veten tonë, për për nevojën që ka Shqipëria për të dalë nga gjendja mbytëse dhe depresive ku e ka përfshirë keqqeverisja e Edi Ramës. Unë nuk mund tju them ju të më besoni sesa keq po qeverisë Edi Rama, sepse më mirë se ne, deputetët tuaj, atë e ndjeni ju çdo ditë, e shikoni cdo ditë tek takoni miqtë, komshinjtë apo familjarët tuaj.Prandaj sfida që kemi përpara nuk është vetëm sfidë apo mision personal i secilit prej nesh. Por, është sfidë dhe mision që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë edhe për miqtë, komshinjtë apo familjarët tonë.

Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një Qeveri si ajo që na prezantoi investigimi më i fundit i ‘Rai 3’, ku me fakte, pohonte atë që ne e ndjejmë cdo ditë:

· Në qeverisje nuk kemi shërbëtorët e qytetarëve, por shërbëtorët e krimit të organizuar.

· Në qeverisje nuk kemi administratorët e parave dhe pasurive publike, por kemi grabitqarët e parave dhe pasurive publike.

· Në qeverisje nuk kemi një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes për të menduar dhe zgjidhur hallet e qytetarëve, por një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes me hallin personal të Olsit, me hallin personal të Agacit, me hallin personal të Erion Veliajt, me hallin personal të Belinda Ballukut, me hallin personal të Arben Ahmetajt, e me radhë, duke u bërë avokatinë atyre, jo falas, por me koston e hallit të tij personal. Sepse e di shumë mirë që halli i Olsit është halli i pushtetit të tij, halli i Agacit është halli i pushtetit të tij, halli i Erionit është halli i pushtetit të tij.

Por shqiptarët kanë hallet e tyre dhe për zgjidhjen e problemeve të shtuara në këto 10 vite, nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria ka humbur mjaftueshëm kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar. Prandaj presin nga ne zgjidhjen, presin nga ne shpresën, presin nga ne ti japim besën se sëbashku do të ndërtojmë Shqipërinë e qytetarëve shqiptar, jo Shqipërinë e Olsit, Agacit, apo Erionit, që kanë ndërtuar luksin me mundin dhe djersën e qytetarëve të ndershëm dhe punëtor shqiptarë.

Çdo shqiptarë duhet të pyes veten, çfarë ka bërë këtë javë për ta Edi Rama? Zero, asgjë.

Prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median shtetërore italiane Rai 3, vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën. Merret prej një jave me avokatinë e Olsit apo Agacit, a thua se është mandatuar për të bërë avokatinë e krimit dhe korrupsionit. Merret prej një jave me sulme ndaj opozitës, sepse ka kuptuar që nuk ia mbyll dot gojën opozitës, as me shantazhe, as me burgosje, as me kërcënime.

Prandaj ka një muaj që fshihet, nuk vjen në Kuvend, sepse nuk përballet dot me të vërteta, ndërkohë që ka konsumuar nga aferat që i dalin cdo ditë të gjitha alibitë. Nuk ka më gënjeshtër dhe alibi që i mbulon të vërtetat. E ka kuptuar, prandaj si frikacak fshihet nga llogaridhënia në Kuvend, i fshihet opozitës, ju fshihet ju qytetarëve. Por ai nuk mund të fshihet për shumë gjatë. Koha e përballjes me të vërtetën, koha ku ai duhet ti jap llogari qytetarëve për këtë që ka bërë në 11 vjet, është më afër se kurrë. Ajo do të jetë ora ku akrepat për Shqipërinë do të ecin para, ndërkohë akrepat e orës për Edi Ramën pasi kanë ngec në vendnumuro, do të fillojnë të shkojnë mbrapa.

Tre vjet më parë falë mundit tuaj, sakrificave të shumta por edhe krenarisë, guximit dhe dëshirës për ndryshim, në Qarkun e Lezhës arritët një fitore të shkëlqyer, një motiv krenarie e reflektimi në kroniken e dhimbshme të masakrës elektorale kombëtare të vitit 2021. Ajo fitore ju mohua 2 vjet më vonë Pashk Gjonit në Lezhë apo Behar Haxhisë në Kurbin, me dhunë, me para të korrupsionit dhe nga aleanca e partisë socialiste me krimin e organizuar. Mirëpo, ju ia ku jeni. Më të motivuar se kurrë për fitoren e radhës. Më të fortë se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Me përulje dhe nderim ju falënderoj për gjithçka keni bërë çdo ditë, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira në opozitë, për Partinë Demokratike, për Shqipërinë, dhe duke përfunduar ju kujtoj një thënie të At Gjergj Fishtes: ‘Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon-je i hupun gjithsesi’. Të gjithë bashkë do të provojmë, do të luftojmë, do të rezistojmë, do të përballemi dhe do të fitojmë”, tha Bardhi.

Continue Reading

Politike

‘Meta ka ikur nga shtëpia, po qëndron në hotel’/ Trondit gazetari i njohur

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po qëndron prej 4 javësh në hotel.

Sipas gazertarit Meta ka larguar edhe Gardën e Republikës, të cilën duhet ta mbajë deri në 5 vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit.

“Ajo parulla e famshme ‘me qetësi dhe dashuri’, në këtë moment me qetësi dhe dashuri e ka Kryemadhi, jo Meta, s’ka as dashuri se ka ik nga shtëpia, ka një muaj që rri në hotel, ka katër javë sot që qëndron aty, së dyti ka larguar Gardën e Republikës që është një problem i madh, ai është ish-president dhe 5 vite që nga momenti që ai ka lënë detyrën ai duhet të jetë çdo moment në sigurinë e Gardës së Republikës. Gardistët që kanë qenë njerëz shumë besnikë të tij janë paraqitur në Gardë, kanë paraqitur njoftimin, i ka larguar titullari. Ai po përpriqet ta ringrejë dhe një herë partinë, sepse rezultati i fundit që ka LSI është në zgjedhjet e 2021″, tha Hoxha

Continue Reading

Politike

I shoqi i ministres plagosi me thikë vartësin/ Paloka: Skandali i radhës për të mbuluar tjetrin

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbajtur të fshehtë, e cila ka ndodhur 5 muaj më parë, ku Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj (ish-ministre e Financave), ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK).

Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se fshehja e krimit nga policia dhe prokuroria vërteton se edhe më e humbura mes atyre që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama, është e zhgërryer në llumin e korrupsionit.

Sipas Palokës, ‘njësojë si në të gjitha rastet e tjera kur “të mëdhenjtë” janë kapur në flagrancë, ka vetëm një mënyrë për “të shpëtuar”, skandali i rradhës për të mbuluar tjetrin’.

Postimi i plotë:

“E nxorren nga sirtaret nje prej skandaleve qe e kishin fshehur. Burri i ministres ka qelluar me thike nje drejtor ne varesi te gruas se tij, sepse ai nuk leshonte postin qe burri i ministres e donte per mikun e tij. Policia dhe prokuroria e fshehen krimin me qellim. Kjo verteton se dhe me e humbura mes atyre qe ka zgjedhur Rama , eshte e zhgerryer ne llumin e krimit e korrupsionit.

Po ka me shume ne kete rast. Si ne gjithe rastet e tjera kur “te medhenjte” jane kapur ne flagrance ka vetem nje menyre per “te shpetuar”, skandali i rradhes per te mbuluar tjetrin. Keshtu per te hequr nga vemendja 5D e Veliajt dhe denoncimin e RAI 3 per Ramen, u nxorr nga pluhuri nje nga skandalet e fshehura nga “policia qe duam” dhe drejtesia “e reformuar”…!Njgjarja ka ndodhur ne nentor 2023 po eshte fshehur nga gjithe institucionet ne dijeni, sigurisht me urdher nga lart. Tani nga po ata hidhet ne media qellimisht.

Le ta haje ministri i rradhes ( jo se nuk e meriton) se koka turku gjejme sa te duam. Po me shpresen qe do harrohen dy kokat e kucedres.

Tani car.bolat e kane marre detyren…!”

Continue Reading

Politike

Burri i saj plagosi me thikë drejtorin e Kredive/ Reagon Ibrahimaj: Mungesë provash

Ministrja Delina Ibrahimaj ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshori i saj qëlloi me thikë Ish drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

Ministrja shpjegon se konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash.

Reagimi i plotë nga Delina Ibrahimaj:

“Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.
Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj.

Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart”, shkruan Delina Ibrahimaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING