Bota
Kievi: Shpërthimi i urës së Kerçit, vepër e inteligjencës ruse
Pasi la të dyshohej se ishin ukrainasit autorët e djegies së një pjese të urës që lidh jugun e vendit me Krimenë, tani Kievi thotë se pas këtij akti qëndrojnë shërbimet sekrete ruse, të njëjtët e përfshirë në vrasjen e Daria Dughina, vajza e ideologut të Putinit, apo edhe në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream.
Fillimisht Ukraina piu dolli provokuese.Presidenti Zelensky paralajmëroi se “ky është vetëm fillimi” dhe “çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet”.
Një tjetër zyrtar i lartë ukrainas, përmes një postimi ironik në profilin e tij në Twitter ‘uroi’ presidentin Putin për ditëlindjen e 70, me imazhet e shpërthimit të urës sëbashku me ato të Marilyn Monroe që i këndonte ish presidentit amerikan Kenedi
Për Moskën, “Reagimi i regjimit të Kievit ndaj shkatërrimit të infrastrukturës civile nxjerr në pah natyrën e tij terroriste,” – komentoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, kurse Presidenti Putin ka ngritur një komision hetimor qeveritar për të hedhur dritë mbi incidentin.
Por kievi ka evokuar pistën e ‘sulmit nga brenda’, duke qenë se kamioni mbërriti nga territori rus, dhe e ka quajtur atë si “një manifestim të konfliktit” midis forcave ruse të sigurisë, në veçanti midis FSB (shërbimet e sigurisë) nga njëra anë dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nga ana tjetër”.
Në orën 6:15 të mëngjesit të datën 8 tetor, ura mbi ngushticën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar në vitin 2014, u mbulua nga një re zjarri që fillimisht doli nga shpërthimi i një kamioni, por që shpejt u përhap në shtatë depozita nafte të transportuara nga një tren aty pranë dhe shkaktoi shembjen e të paktën dy korsive dhe tre viktima.
Ndërkohë që rikonstruksionet mbi dinamikën e ngjarjes mbeten konfuze, sipas kanalit rus ‘Telegram Mash’, që besohet të jetë afër ‘007’ të Rusisë, kamioni që transportonte peleta, kishte arritur të arriti kalonte kontrolle të shumta. Pastaj në orët kaotike pasardhëse, Moska dha lajmin e disa arrestimeve të personelit ushtarak.
Sipas Kievit, Vladimir Putin e ‘ka humbur kontrollin e shërbimeve sekrete’ dhe “shpërthimi në urën e Krimesë” është hapi i fundit në një proces që “tregon se po ngrihen kushte për një grusht shteti”