Connect with us

Pinknews

Kim dhe Kendall shkëlqejnë në ‘LACMA Art+Film Gala’

Kim Kardashian mahniti me një fustan të zi dhe të ngushtë në eventin “LACMA Art + Film Gala” që u mbajt të shtunën mbrëma (5 nëntor)në Los Angeles.

Ylli 42 vjeç, theksoi format në fustanin nga lëkura, ndërsa motra e saj modele Kendall Jenner, 27 vjeçe, la pak vend imagjinatës në një fustan dizajn transparent në pjesën e sipërme kombinuar me atë të poshtme nga argjendi.

 

Për të mos u lënë në hije nga Kim dhe Kendall, aktorja dhe regjisorja, Olivia Wilde, në ngjarjen ekskluzive kur mbërriti me një fustan “Gucci” me ngjyra dhe dizajn vezullues të zbukuruar me doreza të kuqe.

Gala e 11-të vjetore, e prezantuar nga “Gucci”, u mbajt në Muzeun e Artit të Qarkut të Los Angelesit. Fituesi i çmimit “Oscar”, Leonardo DiCaprio dhe Chow, ishin bashkë-organizatorë të ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, ceremonia nderoi artisten Helen Pashgian. Ajo është “një pioniere me ndikim të lëvizjes së Dritës dhe Hapësirës në Kaliforninë Jugore, së bashku me regjisorin kryesor korean, Park Chan-wook”.

 

Advertisement