Kulture
Kinema/ Çmimi ‘Lumière’ shkon për Tim Burton
Tim Burton është fituesi i çmimit ‘Lumière’ i edicionit të vitit 2022. Në Lion, çmimi prestigjoz iu dorëzuar regjizorit kalifornin nga Monica Bellucci.
Vlerësimi është një shenjtërim për të gjithë veprën e tij, nga “Batman” tek “Dumbo”.
“Kam mbetur pa fjalë”, tha regjisori në fjalën e tij falënderuese, “Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”. Është pikërisht aftësia për t’u prekur që duket se ka bërë më shumë për vete fansat e regjisorit, një ndjeshmëri e jashtëzakonshme.
“Tim Burton flet për monstra në filmat e tij, për gjëra që konsiderohen të frikshme ose të neveritshme, por ai tregon gjithmonë anën e tyre të ndjeshme. Ai ka një sens poetik absolutisht unik dhe shumë të veçantë, vendos zemrën dhe ndjenjat e tij në film” – deklaron një studente e artit që merr pjesë në ceremoni.
Në fund të festivalit do të shfaqet “Edward Scissorhands”, një film që shenjtëroi dyshen ikonë Tim Burton-Johnny Depp në vitin 1990.
Çdo vit, “Festival Lumière” i bën homazh historisë së filmit në Lion të Francës, qyteti i kinemasë ‘par excellence’ dhe vendlindja e vëllezërve Lumière, shpikësve të kinemasë dhe “baballarëve” të artit të shtatë.