Kronike
‘King Kobra’ vrau për faturën 400 euro
Detaje të reja dalin në pah pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Prizren, ku Dibran Hoxhaj, i njohur në rrjete sociale si “King Kobra”, vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Visart Shehu nga Kukësi. Ky i fundit jetonte jashtë vendit dhe kishte ardhur në Shqipëri për të festuar ndërrimin e viteve.
Mediet kosovare kanë zbuluar edhe motivin e ngjarjes së rëndë, që erdhi si pasojë e një sherri me sende të forta në brendësi të lokalit. Motiv i këtij konflikti dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh, që lokali ka lëshuar për Shehun dhe shokun e tij, i cili mbeti i plagosur në këmbë.
Raportohet se dy viktimat e sulmit nuk janë pajtuar për ta paguar këtë shumë. Ata kanë pasur fillimisht një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë. Më pas nisi edhe sherri, ku dy viktimat kanë thyer tavolina dhe kanë thyer tavolinat.
Më pas ata janë larguar nga lokali, por kur i ishin drejtuar makinës së tyre, autori i ngjarjes, Dibran Hoxha, njëkohësisht pronar i lokalit “Kobra City”, ka qëlluar me armë drejt tyre, duke shkaktuar vrasjen e Visart Shehut dhe plagosjen e shokut të tij.
Policia ka zbarkuar në vendngjarje duke arrestuar Dibran Hoxhën, teksa pas përfundimit të punës nga ana e hetuesve dhe ekspertëve të kriminologjisë, i është vënë shiriti lokalit “Kobra City”, ku ndodhi ngjarja. Mësohet se policia ka gjetur 3 gëzhoja në dalje të lokalit në pronësi të Hoxhajt.