Connect with us

Aktualitet

“Kini mendjen se po xhirojnë, mos maskohen si pacientë”, si ruheshin mjekët e Onkologjikut nga gazetarët

Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis në pronësi të mjekun Edmond Gashi, që ndodhej tek Astiri.

Nga dosja e prokurorisë së Tiranës citohen raste kur onkologu Edmond Gashi nuk tregohej human me pacientët që kishte operuar me mijëra euro në klinikën e tij, pasi s’i kishte ofruar shërbim falas në shtet.

Nga përgjimet që dalin në dosje, mjekët dhe stafi i përfshirë në këtë skemë përfituese ndaj pacientëve me tumor, u ruheshin mediave. Ata kanë pikasur shpesh herë në ambientet e spitalit gazetarë nga media të ndryshme në vend dhe kanë sinjalizuar njëri tjetrin që të jenë të kujdeshëm pasi mund të hiqen si pacientë.

‘Kemi gazetarë vërdallë dhe me shumë mundësi po xhirojnë. Kini mendjen!’- informon mjekja Alketa Ymeri, Emiljano Lelën, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut.
Advertisement