Connect with us

Aktualitet

Kishin rol kryesor, çifti Ereledio dhe Alma Shebeku në kërkim për mashtrimet me “Xuex”

Çifti Ereledio dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç, janë dy personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Xuex”, që ka si objektiv goditjen e skemave piramidale online.

Sipas raportimeve në media, ata dyshohet se kanë pasur rol kryesor në organizimin e mashtrimeve me investime fiktive përmes platformës Kishin rol kryesor, çifti Ereledio dhe Alma Shebeku në kërkim për mashtrimet me “Xuex”.

Në pranga ka rënë edhe motra e Ereledios, Brunilda Todi, 38 vjeçe nga Divjaka, e cila akuzohet për përfshirje në skemë.

Përveç saj, janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë:

Arbër Çela, 38 vjeç

Emanuel Taullau, 21 vjeç

Flavio Mukaj, 23 vjeç

Marius Kodra, 28 vjeç

Brunilda Ndini, 38 vjeçe

Sipas hetimeve, të ndaluarit rekrutonin qytetarë dhe i bindnin të investonin në platformën piramidale, duke përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme.

Advertisement