Connect with us

Pinknews

“Kishte një zë të mahnitshëm”/ Gazetari shqiptar publikon për herë të parë fotot me Parashqevinë

Parashqevi Simaku është kryefjala e lajmeve ditët e fundit, që me zbulimin e jetesës së saj në një metro në New York e deri në përpjekjet për ta ndihmuar që t’i rikthehet jetës normale.

Gazetari kosovar, Bahtir Cakolli, ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku ai shihet bashkë me këngëtaren shqiptare, gjatë një interviste që ka realizuar me të në vitit 1990.

“Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!”, ka shkruar gazetari Cakolli.

Advertisement