Connect with us

Kronike

Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! 11 persona nën hetim

Policia e Tiranës ka goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat, është arrestuar një shtetas 31-vjeçar, ndërsa 11 persona të tjerë janë proceduar penalisht.

Aksioni u krye pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative se në një lokal në rrugën “Besim Alla”, ishin krijuar ambiente të përshtatshme për zhvillimin e lojës së “Poker-it”.

Gjatë kontrollit, policia kapi në flagrancë 11 shtetas duke luajtur këtë lojë.

Pronari i lokalit, shtetasi J. S., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”. 11 shtetasit që u kapën në flagrancë duke luajtur, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet e sekuestruara përfshinin një tavolinë për lojën e “Pokerit”, valixhe me çipsa, një sasi parash dhe një celular.

Materialet procedurale për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement