Pinknews
Kjo buzëqeshje e Luizit i shkrinë vajzat
Luiz Ejlli dikur e kishte fituar shoun për zbulimin e talenteve “Ethet e së premtes mbrëma”.
Ai, bashkë me Juliana Pashen, e kishin fituar edhe “Këngën Magjike” dhe gjithashtu Festivalin e Madh, për çka edhe e kishte prezantuar Shqipërinë në “Eurovision”.
Pas shumë vitesh, Luiz Ejlli është kthyer në qendër të vëmendjes përmes hyrjes në “Big Brother VIP Albania”, ku është bërë protagonist, shkruan “Kosovarja”.
Buzëqeshja e Luizit ka bërë për vete shumë njerëz, e sidomos vajza.
Ai, e ka të rëndësishme ta magjepsë vetëm një vajzë, e që është Kiara Tito.