Connect with us

Kosova

KJO E SHKUND SERBINE/ Eksperti austriak bën thirrje për një hap radikal

Teksa ditë më parë gjenerali amerikan, Wesley Clark, qendroi për vizitë në Kosovë, ku takoi liderët e vendit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Osmani, ministrin Maqedonci dhe të tjerë, ai deklaroi se është krenar që e udhëhoqi fushatën 11-javore të sulmeve të NATO-s, për të ndalur okupimin serb në Kosovë. Gjithashtu, ai potencoi se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe ta vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti.

E në lidhje me këtë temë ka folur edhe eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Ai tha se Serbia do të duhej ta pranonte Kosovën si shtet të pavarur që në vitin 1999, pasi nga lufta ajo doli humbese kurse kosova fitoi.

“Ishte një gabim i madh i SHBA-së që shkoi për armëpushim gjatë marrëveshjes së Kumanovës të qershorit 1999. Gjenerali i madh amerikan Uesli Klark i la serbët në arrati në qershor 1999 dhe bombardimi i Beogradit pati një ndikim të mirë. Amerika duhet t’i kishte kërkuar Serbisë që ta pranonte pavarësinë e Kosovës pikërisht atje dhe atëherë mund të kishim kursyer miliarda duke shmangur improvizimet e 26 viteve të fundit. Por qetësuesve të SHBA-së dhe menaxherëve të përshkallëzimit sot në Ukrainë u mungonte guximi dhe vizioni në vitin 1999. Në vend që të përfundonim punën aty për aty, ne po ngatërrohemi edhe sot në fund të 2024”- shpjegoi eksperti.

Fehlinger tha që në vend se të bëhen “thirrje boshe” ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, gjenerali Clark duhet të përdorë aksesin e tij në media globale për të bërë thirrje që Kosova dhe Bosnja të ftohen në NATO 2025.

“Në vend të thirrjeve boshe te Clark që Serbia ta njohë Kosovën, diçka që Serbia nën zgjedhën e kukullës ruse Vuçiç me siguri nuk do ta bëjë, gjenerali amerikan duhet të përdorë aksesin e tij në media globale për të bërë thirrje që Kosova dhe Bosnja të ftohen në NATO 2025. Mos harroni se Trump futi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në NATO, kështu që pse të mos shtoni Kosovën dhe Bosnjën, të cilët gjithsesi janë fëmijë të NATO-s pasi NATO i siguron ushtarakisht të dyja, bazuar në marrëveshjet e pasluftës” – theksoi Fehlinger.

Ndër të tjera, eksperti nënvizoi që anëtarësimi i Kosovës në NATO mund ta ndryshojë qasjen e Serbisë.

“Kosova dhe Bosnja duhet të ftohen të anëtarësohen në NATO në 2025 dhe të anëtarësohen në vitin 2026. Vetëm ky fakt do ta ndryshonte Serbinë. I bëj thirrje gjeneralit Wesley Clark të ndalojë së humburi kohë me thirrje boshe drejtuar Serbisë, por të fokusohet në lobimin e Presidentit Trump për të ftuar Kosovën dhe Bosnjën në NATO gjëja e parë në mars 2025” – potencoi Gunther Fehlinger.

Advertisement