Connect with us

Kosova

Kjo është e frikshme/ Serbia sot në pikën e thyerjes, ose revolucion ose kolapsi i plotë i Shtetit

Historiani i njohur serb, Rados Ljusiç shkruan se qëkurse Serafim Ristiç, arkimandrit i manastirit të Visoki Deçanit, ne vitin 1864 botoi broshurën “Vajtimi i Serbisë së Vjetër”, përlotja e serbëve nuk pushoi. Ajo ende vazhdon sot, dhe gjithçka duket se do do vazhdoje neper breza…

“E qara ndonjëherë është e dobishme për njerezit, më shpesh për gratë sesa për burrat, por kurrë për shtetin.Shpirti e ka më të lehtë kur qan, shteti dhe populli e ka të vështirë ta kalojë disfatën e luftës, prandaj shpëtimi duhet kërkuar te heshtja dinjitoze” – ka shkruar Ljusiç

Sipas tij. “Kushdo që ka menduar se çështja e Kosovës, e cila gjithmonë ka shqetësuar Serbinë dhe Evropën, do vazhdojë të digjet për një kohë të gjatë, është naiv”.

“Dikur qanin vetëm serbët e vjetër, sot me kujën e tyre janë bashkuar edhe serbët e sotëm dhe do vazhdojnë edhe serbët e tjerë nesër. Serbi që qan është përshembull shtetari Petar Petkoviq, i cili drejton Zyrën për Kosovë në kuvendin e Serbisë. Mjafton të krahasohen deklaratat e negociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe të negociatorit ser, dhe shpejt arrihet në bindjen se deklaratat e të parit janë të palëkundura, të palëkundura dhe të palëkundura, ndërsa të Petkoviçit janë të qara, vajtuese dhe lutëse. Përveç humbjes, nuk mund të presësh asgjë tjetër nga një negociator i tillë. Është e pakuptimtë në politikën e sotme shtetërore të pyesësh nëse dikush i tillë duhej të drejtonte Zyrën për Kosovën dhe negociatat me Shqiptarët.Kjo lloj Serbie dhe ky lloj negociatori e kanë mashtruar popullin, prandaj nuk duhet të habitemi nga përfundimi shkatërrues” – ka theksuar historian serb.

“Serbia e sotme nuk pushon së qari dhe vendi duket si një krahinë e errët e të moshuarve të pakënaqur, pa një parametër të vetëm që tregon përparim, por vetem stanjacion, disfata dhe humbje. Shoqëria serbe është e sëmurë, bashkë me shtetin. Kemi arritur pikën e thyerjes: ose revolucion ose kolapsi i plotë i Serbisë.

Serbia vazhdon qan për serbët në Kosovë, bërtet për litiumin në protesta masive popullore, ndryshon formën e saj gjeografike për të mirën e të tjerëve dhe katastrofiken për popullin e saj, ndërsa askush nuk mund të bëj gjë për ta shpëtuar. Serbia qan, por duhet të vuaj me dinjitet dhe të hesht, ndërsa presidenti Vuçiç po e zgjidh çështjen e mbijetesës në Pragë në nivel global, pasi ajo lokale tashmë është kapërcyer!” – ka deklaruar historian serb Rados Ljusiç.

Advertisement