Connect with us

Shkrime

Kjo është e vërteta/ Historiania ruse zbulon sekretin e madh të Vuçiç-it

Një ditë pas trazirave në Beograd, Aleksandar Vuçiq u takua me ambasadorin rus Aleksandër Boçan-Karçenko. Sipas ambasadorit, presidenti i Serbisë ka treguar fakte të pakundërshtueshme të mbështetjes së Perëndimit për demonstruesit në Beograd.

Se cilat janë qëllimet e përsëritjes së një tjetër “Maidani në Serbi”, kush qëndron pas tij dhe si mund të zhvillohen ngjarjet, media ruse ‘Kosmomolskaya Pravda’ ka folur me historianen ruse Elena Guskova, nga Instituti i Studimeve Sllave të Akademisë së Shkencave Ruse.

Ajo vlerëson se “prapa protestuesve qëndron Perëndimi, forca politike që nuk e pëlqejnë situatën e krijuar së fundmi atje. Serbia është e orientuar drejt Evropës, që aspiron të anëtarësohet në BE, por jo plotësisht në përputhje me të gjitha kërkesat e Brukselit”.

“Kryesorja është se ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe se ka një pikëpamje të pavarur për problem te shumta” – tha historiania ruse duke shtuar se Perëndimi I ka vënë një kusht Serbisë, që deri në fund të janarit duhet të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ndjekë të gjitha udhëzimet e Bashkimit Evropian në politikën e jashtme.

Ata duan të bëjnë më shumë presion dhe t’i japin Vuçiçit një ultimatum: nëse nuk i plotësoni kërkesat e Perëndimit, atëherë shumë lehtë do t’ju rrëzojmë nga pushteti. Kjo është arsyeja pse Vuçiç i quajti trazirat “Maidan” –  shpjegoi Guskova duke u kthyer ne retrospektivë: Mediat na kujtojnë se revolucioni i parë me ngjyra në Serbi synonte largimin e Millosheviçit, kurse tani teknologjia e saj po përdoret për të bërë presion mbi Vuçiçi.

“Tashmë organizatorët e trazirave me siguri po kërkojnë një “viktimë të shenjtë” për të akuzuar autoritetet për gjakderdhje dhe për ta sjellë përballjen në një nivel të ri. Në mesin e atyre që u përpoqën të hyjnë me force në Kuvendin e Qytetit, ishte politikani Srđan Milivojević, i cili ka lidhje të ngushta me CIA-n amerikane” – theksoi Guskova.

 

A do mundin ta rrëzojnë Vuçiçin nga pushteti? Përgjigja varet, para së gjithash, nga vendosmëria e tij për ta shtypur rebelimin, i cili është ende i natyrës lokale dhe nuk po shtrihet ende përtej kryeqytetit” – potencoi Guskova e cila e konsideroi të rëndësishme që Beogradi të marrë informacion nga Moska mike për planet e protestuesve por edhe të atyre që qëndrojnë pas.

Advertisement