Kronike
Kjo është gomonia, helikat e së cilës goditën 56-vjeçarin, bllokohet mjeti
Mjeti lundrues që shihni në foto është gomonia me të cilën u plagos 56-vjeçari nga Tirana teksa ishte duke pushuar në Karaburun.
Pasi është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin F.T, drejtues i mjetit lundrues që shihni në foto.
Teksa menjëherë është bllokuar gomonia, nga helikat e së cilës është dëmtuar në këmbë 56-vjeçari, A.K.
Sipas informacioneve drejtuesi i gomones ka qenë duke drejtues mjetin lundrues gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, vendi ku dhe u regjistrua ngjarja.
Njoftimi i Policisë
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.