Connect with us

Lifestyle

Kjo është mënyra më e mirë për t’u ndarë

Jo më kot dëgjojmë shpesh të thuhet se ndarjet janë të vështira. Janë! Shpesh ka debate që diskutojmë çfarë është më mirë, të lësh apo të jesh e lëna, por në të vërtet sidoqoftë situata, është e vështirë.

Gjithsesi, nëse arrini në përfundimin se lidhja nuk po funksionon, është koha të vendosni. Tani problemi i radhës është: “Si të ndaheni duke lënë tek partneri shije të mirë”? Ndiqni guidën më poshtë.

1. Jepini historisë peshën që meriton.

Veçanërisht, nëse lidhja ka qenë e gjatë është shumë e rëndësishme ta respektoni partneren gjatë këtij procesi. Ndonëse jetojmë në botën e mesazheve, mos u ndani me një sms apo në ËhatsApp. Kjo mënyrë, përveçse ngjan e pasjellshme, s’i jep mundësi palës tjetër t’ju shohë në sy dhe t’ju pyes për çdo dilemë që ka. Dhimbja e tij/saj do të bëhet edhe më e madhe dhe me shumë gjasa do t’ju telefonojë pa pushim. Nëse të paktën ju intereson mirëqënia e tij/saj, gjeni një tjetër mënyrë.

2. Tregohu i ndershëm rreth asaj që po ndodh

Mundohu që gjatë kësaj kohe të tregohesh i hapur dhe i sinqertë për çfarë ndjen dhe mendon. Kjo do të të shpëtojë nga shumë ndjesi të këqija në vijim, shkruan anabel. E mira është t’i flisni partnerit/es për përfundimet që keni arritur, për prioritetet dhe gjithçka tjetër. Përpiquni të mos e fajsoni atë .

3. Bëjeni një ndarje të qartë!

Nëse doni t’i bëni një nder vetes apo partnerit/es, bëjini gjërat e qarta. Detyra juaj është të tregoheni të qartë dhe të prerë nëse vërtet e keni ndarë mendjen. Të lini dikë në pritje, apo me dilema nuk është aspak e ndershme dhe e drejtë për palën tjetër.

4. Mos u ndani në publik

Me shumë gjasa, vendi perfekt për t’u ndarë nuk ekziston. Gjithsesi, nëse e dini sa emocional është partneri/ja juaj mos e bëni në sy të njerëzve të tjerë. Një vend me njerëz do të ndikojë tek cilësia e bisedës që do të bëni me njëri tjetrin.

5. Jini i sjellshëm gjer në fund!

Ky rregull duhet kujtuar në çdo hap të këtij procesi. Sado e vështirë të jetë, tregohuni të sjellshëm dhe të duruar. Dhe, nëse keni mundësi ta vendosni veten në vendin e tij/saj, bëjeni.

Advertisement