Kosova
KJO ESHTE TRADHTI/ Non Grata Vulin akuzon Marko Gjuriç për votën kundër Rusisë në OKB

Zëvendëskryeministri serb, non grata i SHBA Aleksandër Vulin tha se ai nuk beson se ishte thjesht nje gabim njerezor votapro e Serbisë për rezolutën evropiane të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila dënon Rusinë për luftën në Ukrainë, dhe theksoi se ajo qe ndodhi ishet tradhti.
Vulin ka vlerësuar se ministri i Jashtëm Marko Gjuric duhet të marrë përgjegjësinë për, sic u shpreh ai, “turpin që na është bërë, dhe duhet të mbaje te gjitha pasojat politike”.
“Serbia votoi për një rezolutë evropiane që dënon Rusinë. Falë Aleksander Vuçiqit, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe turpi ne OKB nuk duhej të ndodhte” – deklaroi Vulin duke theksuar: –
“Unë nuk besoj në gabime sepse nuk ka asnjë serb që nuk do të mendonte dy herë për të votuar kundër Rusisë, aleatit tonë të vetëm historikisht të pandryshuar. Unë nuk besoj në gabime, por besoj në tradhti. Ministria e Jashtme duhet të marrë përgjegjësinë për turpin që na është bërë dhe të mbajë të gjitha pasojat politike. Vota pro rezolutes ne OKB është një turp për të cilin Marko Gjuriç duhet të përgjigjet”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi dje një rezolutë që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial, në përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit rus të vendit.
Shtetet e Bashkuara nuk arritën që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të miratonte rezolutën e saj në versionin e saj origjinal, e cila kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus dhe integritetin territorial të shtetit të sulmuar.
Rezoluta amerikane u miratua gjithashtu, por vetëm pas ndryshimeve të rëndësishme që përmendnin integritetin territorial dhe agresionin rus, dhe Serbia abstenoi nga ai votim.

