Politike
Kodi i ri penal/ Berisha shpërthen: Është kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve, i dalë nga zyrat e Edi Ramës

Sali Berisha e quajti kodin e ri penal një “Kodi ndëshkimit masiv” për qytetarët, i orkestruar nga Edi Rama.
Ai theksoi se ky kod mund të përdoret për të ndëshkuar qytetarët për shkelje të vogla, si fyerjet apo parkimet gabim, dhe se u miratua pa asnjë konsultim. Berisha e akuzoi këtë kod si një veprim të drejtpërdrejtë të Ramës dhe premtoi se opozita do ta kundërshtojë fuqishëm dhe do të informojë qytetarët për pasojat e tij.
Fjala e tij:
Opozita do të kundërshtojë me të gjithë forcën këtë Kod dhe kam bindjen se do e kundërshtojnë qytetarët shqiptarë, të cilët pas këtij Kodi, mund ti burgosë dhe ti dënojë me burg çdo polic, mjafton që të thotë se më shtyu apo më fyeu, apo parkoj këtu, parkoi aty.
Ky Kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve dhe ne do u qartësojmë qytetarëve se çfarë do të thotë ky Kod.
Kodi, ju e patë vetë u paraqit nga vetë Uluziu. Se kishit parë kurrë përpara, nuk kishit dëgjuar, nuk kisha lexuar unë asnjë gjë, për asnjë konsultë, nga askërkush. Pra ishte Kodi i dalë nga zyrat e Edi Ramës.
U paraqit një si autor i tij, por ai është një shumë i keqpërdorur që në vitet e rinisë së tij, dikur nga Sigurimi i Shtetit dhe më vonë nga cilido. Është i parëndësishëm fare. Kurrë ai nuk mund të paraqesë një Kod të tillë. Ai vetëm sa ka bërë ndonjë redaktim, sepse ky Kod ka dalë nga zyrat e Edi Ramës.
Ato që ka thënë përpara Edi Rama, janë në Kod këtu.

