Politike
‘Koha do na ndëshkojë nëse…’, Berisha pranon gabimin e PD-së
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e tij për Kamzën, Arjan Hoxha.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se politikat e ndjekur nga qeveria në pushtet janë ato që po shpopullojnë vendin.
Ai u shpreh se PD bëri gabim kur nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të kaluara, por se ky “gabim” do të ndreqet këtë vit ndërsa shto se pretendojnë fitore.
“Rama 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia. Monizmi është tragjedi për çdo komb.
Sekti i Rilindjes po largon shqiptarët çdo ditë më shumë se çdo pushtues e luftë. në 8 vite kemi humbur më shumë se 1 milion banorë,1.3 e popullatës. Të gjithë ne jemi 1/3 më pak se njerëzit tanë janë larguar nga ky vend sepse nuk ndërtojnë dot jetën e tyre.
Jemi rropatur në varfëri në shekuj por me djersë e reforma rritëm të bëhemi në 2008 njerëzit më të paguar në Ballkan.
Sot çdo qytetar blen naftën me çmimin që blihet në Berlin, blen ushqimet me të njëjtin çmim që blihen në vendet me rroga 6 herë më të larta.
Rrija e rrogave e pensioneve u ndaluan vetëm se qeveria vjedh.
Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në bankat europiane 5 mld euro., me kaq mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve.
Ku shkuan, pa llogaritur të ardhurat e tjera.
Të gjitha vidhen sepse kjo qeveri ndërton një km rrugë në autostradë që kudo ndërtohet me 2-3 mln euro, e ndërton me 24 mln euro. Sepse në një km autostradë vjedhin 20-21 mln euro.
Duhet të bëjmë gjithçka që me 14 maj të rivendosim pluralizmin. PD bëri një gabim që të mos merrte pjesë në zgjedhjet lokale. Por ne i rregullojmë gabimet. Ne do marrim pjesë, ne do fitojmë.
Sot çdo qytetar duhet të bashkohet, të bashkohemi me çdo njeri të ndershëm për të shpëtuar e për t’i dalë zot vendit. Koha do na ndëshkojë nëse nuk përdorim votën ndaj hajdutëve dhe armiqve të shqiptarëve”, tha ai.