Sport
Koha e Asllanit/ Trajneri Inzaghi merr vendimin për mesfushorin shqiptar në Champions
Me një biletë të siguruar për në fazën e 1/8, Simone Inzaghi pritet të bëjë një rotacion të ndjeshëm në sfidën kundër Benfikës në Champions. Zikaltërit shpenzuan shumë energji ndaj Juves, ndërsa kalendari të dielën në Serie A rezervon një tjetër sfidë të fortë, transfertën kundër Napolit. Në kushte të tilla, Inzaghi është i detyruar të lë pushim disa titullarë të rëndësishëm, një prej tyre është Hakan Calhanoglu. Tashmë është bërë traditë, në çdo rast që i jepet, Inzaghi zëvendëson regjisorin turk me mesfushorin kuqezi, por ndaj Benfikës këtë rokadë pritet ta bëjë nga minuta e parë.
Ylli kuqezi ka fituar tashmë besimin e trajnerit, madje edhe për t’i dhuruar një fanellë titullari në Champions League. Jo vetëm Asllani, në mesfushë, nga minuta e parë pritet të zbres edhe Frattesi, me shumë mundësi në vend të Barella-s. Ndryshime pritet të ketë edhe në fazën ofensive, ku nga minuta e parë do të zbres Arnautovic, ndërsa në dyshim është Sanchez. Nëse kavilja do t’i përgjigjet mirë, atëherë edhe sulmuesi kilian do të zbres në fushë nga minuta e parë, ndërsa Thuram dhe Martinez janë në balotazh për një vend si titullarë.