Rajon
Koincidenca e përshkallëzimit/ Rusia për presionin e Perëndimit ndaj Serbisë
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, ka vlerësuar sot se koincidenca e përshkallëzimit të situatës në Kosovë me protestat e organizuara nga opozita në Beograd, është “presion i dukshëm” ndaj lidershipit serb dhe se “qëllimi i Perëndimit është ndryshimi i politikës së Serbisë”.
Në një intervistë, Bochan-Kharchenko tha se “si regjimi në Prishtinë ashtu edhe regjimi i Kievit në Ukrainë janë marioneta, dhe për Perëndimin ato janë një instrument për zbatimin e politikave”.
“Tani është një moment interesant për të analizuar situatën, pikërisht sepse momenti i përshkallëzimit në Kosovë përkon me protestat në Beograd”. Gjithçka ndodh brenda pak ditësh dhe mund të konstatojmë se është një presion i dukshëm ndaj lidershipit të Serbisë, presidentit Vuçiq dhe qeverisë në të gjitha frontet. Fronti i parë është Kosova, i dyti është Beogradi ose anasjelltas”, tha ambasadori rus.
“Qëllimi apo detyra e Perëndimit është të ndryshojë politikën e Serbisë, Perëndimit i duhen dy gjëra, njohja apo mbështetja e Serbisë me sanksione antiruse dhe sigurisht njohja e Kosovës”, shtoi ambasadori.
Sipas fjalëve të tij, “të dyja kanë karakter apo kuptim të gjerë dhe thelbësor për Perëndimin, mund të themi gjeopolitik, sepse Perëndimi nuk mund të njohë dhe të pajtohet me faktin se Serbia, me qëndrimin e saj kundër sanksioneve antiruse, nuk lejoi formimin e barrierave anti-ruse në Evropën Lindore”. – Bocan-Kharachenko tha se “Perëndimi kërkon njohjen e Kosovës si justifikim për agresionin, lëvizjet e tij, gjatë konfliktit në Kosovë dhe në përgjithësi në ish-Jugosllavi”. – Duke komentuar situatën që Prishtina po vuan disa sanksione për herë të parë për shkak të veprimeve të saj, Bocan-Kharchenko thekson se kjo është hipokrizi dhe fariseizëm dhe se formimi i asociacionit te komunave me shumice serbe do ti zgjidhte te gjitha problemet.