Connect with us

Rajon

‘Koka’ të trafikut të heroinës, arrestohen 3 shqiptarët në Greqi

Tre shqiptarë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur pjesë e një organizate të trafikimit të heroinës janë dënuar me burg nga Gjykata e Bonneville-s. Një prej tyre drejtonte trafikun e heroinës nga qelia e paraburgimit në Bonneville. Ata u arrestuan falë një operacioni të gjërë policior mes Xhandarmërisë dhe ga GLCF (Grupi Lokal i Kontrollit të Fluksit) të Annemasse.

Arrestimi i tyre u bë në mënyrë rastësore pas një informate se një shpërndarës droge do të vinte në zonë. Menjëherë patrullat u vendosën në vëzhgim të tij. Pak minuta më pas ata ndaluan një makinë në të cilën ndodheshin tre burra, njëri prej të cilëve rezultoi pozitiv në testin e kokainës në momentin e arrestimit. Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe 128 gramë heroinë. Në total janë arrestuar 3 shqiptarë, 2 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova.

Shqiptari që ndodhej në qelitë e paraburgimit dyshohet se e kontrollonte trafikun e drogës dhe lidhjen mes shpërndarësve dhe klientëve nga qelia me anë të një celulari që e kishte futur kontrabandë. Dy prej tyre janë dënuar me 15 dhe 18 muaj ndërsa tjetri që drejtonte dhe trafikun nga qelia iu shtua dhe 24 muaj burgim mbi atë ekzistues. Pas vuajtjes së dënimit tre shqiptarët nuk do të kenë më të drejtë hyrje dhe qëndrimi në territorin francez.

Advertisement