Kronike
Kokaina në ‘Bana King’, ku ishte fshehur dhe si u zbulua
Detaje të fundit janë zbuluar në lidhje me sasinë e drogës të sekuestruar në portin e Durrësit.
Sasia e kokainës, saktësisht 31 kilogramë, është pikasur nga agjencitë e huaja partnere, të cilat kanë vënë në dijeni Policinë e Shtetit.
Kokaina ishte fshehur brenda kapakëve te frigoriferit të një kontejneri.
Bëhet me dije se operacioni është në vijim dhe se vazhdojnë kontrollet në kontejnerët e tjerë me banane.
Brenda pak minutash pritet që policia e Shtetit të dalë me një deklaratë zyrtare mbi rastin.