Connect with us

Aktualitet

Kokaina në ‘Bana-King’, në anije edhe banane të një kompanie tjetër

Anija me kontejnerin e Zico CO ose “Banaking” nuk ka qenë në Maltë.

Anija është nisur nga Ekuadori nga porti “Puerto Bolivar”, ka ndaluar në Cristobal, port në Panama, më pas në Greqi dhe si përfundim ka shkuar në Goia Tauro në Itali dhe ka mbërritur në fund në portin e Durrësit më 28 tetor.

Përveç Banaking në anije kanë qenë edhe kontejnerët e një kompanie tjetër që tregton banane. Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar Shqipërinë për një sasi të konsiderueshme kokaine, por deri tani janë zbuluar vetëm 33.5 kg kokaine sipas autoriteteve shqiptare.

Kur ndërkohë të njëjtët punonjës të skanerit dhe oficerë të anti-drogës e anti-kontrabandës kanë kaluar në skaner edhe kontejnerë të tjerë me banane nga i njëjti destinacion.

 

 

Për këtë arsye operacioni është ende në vijim dhe po vijon kontrolli i të gjithë kontejnerëve me banane që kanë ardhur nga i njëjti destinacion, për të verifikuar nëse ka sasi tjetër me lëndë narkotike, bazuar në informacionet që kanë marrë autoritetet shqiptare nga agjencitë partnere.

Advertisement