Connect with us

Kronike

Kokainë dhe mijëra euro, arrestohen dy trafikantët shqiptarë

Arrestohen dy shqiptarë në Itali. Sipas mediave italiane, të dy janë kapur me 7 kilogramë kokainë dhe dy kilogramë e gjysmë hashash.

Prej disa ditësh, hetuesit kishin vënë në sy lëvizjet e një shtetasi shqiptar 37-vjeçar, me precedentë. Kur ai u largua nga Reggio për në Bolonjë, Policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe të një bashkatdhetari, në San Bartolomeo në fshatin Reggio, ku ai kishte shkuar një ditë më parë. Aty u arrestua një shtetas shqiptar 46-vjeçar.

Edhe ai në makinën e tij kishte drogë dhe një pistoletë “Taurus” me numër serie të fshirë dhe 50 gëzhoja. Në shtëpi u gjetën edhe 2.6 kg hashash dhe 9290 euro cash.

Advertisement