Connect with us

Kronike

Kokainë brenda karikuesit, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në prangat e Policisë së Riminit në orët e para të mëngjesit të datës 3 nëntor pasi u kap në flagrancë duke shitur kokainë. Sipas Bluve të Riminit shqiptari shiste drogë në zona të ndryshme.

Ai ra në ‘rrjetën’ e Policisë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një denoncimi të bërë në lidhje me një person që lëvizte gjatë natës me biçikletë dhe zhvillonte takime të shkurtra me disa persona që sipas Policisë kanë qenë blerësit e kokainës. Kështu agjentët janë vënë në ndjekje të gjurmëve deri sa u bë i mundur dhe lokalizimi i tij.

Në momentin e arrestimit ai iu gjetën dhe 10 doza kokainë, të cilën shqiptari e kishte fshehur në karikusin e telefonit. Pas arrestimit ai pritet të përballet me drejtësinë për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike

Advertisement