Connect with us

Kronike

Ko’kainë, her’oinë dhe arsenal armësh/ 15 të arrestuar dhe 3 në kërkim (EMRAT)

Finalizohet operacioni policor “Summer” pas hetimeve proaktive dy-mujore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizimi i operacionit nga Seksioni për Hetime Narkotikëve në DVP Durrës, të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Forcës së posaçme “Shqiponja” dhe forcave operacionale të DVP Durrës.

Gjatë operpacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celular.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli”, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore, bazuar në inteligjencën policore referuan materialet në Prokurori për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Prokuroria e Durrësit bazuar në referimin e bërë nga Policia regjistroi procedimin penal, procedim i cili zgjati dy muaj dhe u ndoq me metoda proaktive.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, të kryera si rezultat i hetimit, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, të lëshuara nga Prokuroria, dhe konkretisht:

Durim Meta, 53 vjeç, Florian Demiri, 44 vjeç, Flamur Tare, 57 vjeç, Diamant Shkina, 33 vjeç, Sadik Lako, 34 vjeç, Mariglen Lisi, 29 vjeç, Saimir Sina, 32 vjeç, Klodian Sehiti, 34 vjeç, Mateos Jeshili, 34 vjeç, Ergert Patlli, 33 vjeç, Gerald Taraj, 32 vjeç, banues në Durrës , Rustem Kolgjini, 50 vjeç, banues në Shijak dhe Zamir Hoxha, 48 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit shtetasit:

Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhuliano Xhaferi, 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe Mehmet Meta, 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe katër shtetas pasi janë gjetur me nga një sasi të vogël lënde narkotike dhe ishin të shoqëruar me personat që u ndaluan.

Advertisement