Kronike
Kokainë në kontejner, tre shqiptarë të arrestuar
Policia italiane ka zbuluar një kontejner me drogë në zonën e Livornos. Sipas mediave italiane bëhet me dije se të ndaluar në lidhje me këtë janë tre shqiptare dhe janë sekuestruar 53 kilogramë kokainë e ndarë në dhjetëra pako. Zbulimi i kontejnerit është bërë nga lëvizjet e shumta të vëna re nga uniformat e policisë italiane, të cilët më pas kanë kapur në flagrancë shqiptarët që po shkarkonit pakot që dyshohet se kanë ardhur nga Amerika e Jugut. Një sasi e tillë kokaine e sekuestruar nëse do të shitej në treg do ti kishte dhënë krimit të organizuar një shumë mbi 10 milionë euro.