Sport
‘Kokë më kokë’, Paolo Maldini takon…
Drejtuesit e Milan janë takuar të martë me agjentin dhe përfaqësuesit e Armando Brojës në ‘Casa Milan’. Sulmuesi shqiptar prej muajsh është në optikën e Paolo Maldinit, drejtorit sportiv të kuqezinjve. Legjenda e Milan po ndjek nga afër të ardhmen e sulmuesit të Chelsea, me 21 vjeçarin që rinovoi kontratën me Blutë deri në 2028. Broja këtë sezon ka marrë minuta me ekipin e parë të Chelsea, teksa dy sezonet e fundit i ka zhvilluar në huazim me Vittese dhe Southampton. Loja e mirë e Brojës ka ngjallur interes nga shumë skuadra, me Milan që kërkon ta blejë lojtarin verën që vjen. Takimi mes palëve vjen në një kohë kur e ardhmja e Ibrahimovic, Rebic dhe Origi është larg kuqezinjve. Duket se Maldini po planifikon të freskojë ekipin dhe emri i zgjedhur është Broja.